HISTORI E SHKRUAR NË YJE

Yjet që s’u takuan kurrë

Rrotullo universin me gisht · 360°
Dy gishta për afrim
Prek yllin e kaltër për të marrë mesazhin

Yjet që s’u takuan kurrë…

✧

Me datë 23 tetor, vite më parë, qielli fitoi një yll të ri.

Një yll që lindi për të ndriçuar, e jo për të mbetur në errësirë.

Një yll që dikur u bë errësirë për t’i dhënë dritë dikujt tjetër, duke harruar se edhe vetë meritonte të shkëlqente.

Diku në këtë univers, dy yje ndriçuan për njëri-tjetrin, pa arritur kurrë të takoheshin. Kishin mijëra ëndrra, por fati nuk ua bashkoi kurrë rrugët.

Një ditë, në heshtjen e pafund të universit, ndodhi një supernovë. Me urdhër të Zotit, njëri prej yjeve u shua, duke lënë pas vetëm kujtimin e dritës që dikur dhuronte.

E di që Zoti të la të vetmin yll në atë pjesë të qiellit. E di që ndonjëherë të mungon drita e atij ylli tjetër, që dikur e bënte errësirën më të lehtë për ty.

Por mos harro, yll i bukur, edhe një yll i vetëm mund ta ndriçojë një qiell të tërë.

Dhe ndoshta ti nuk na sheh, por ne, yjet e tjerë, nga një galaktikë tjetër, miliarda vite-dritë larg, vazhdojmë të të shikojmë në heshtje, duke uruar që drita jote të mos shuhet kurrë.

Ndoshta disa yje nuk janë të destinuar të takohen, por kjo nuk do të thotë se drita që i dhuruan njëri-tjetrit nuk ishte e vërtetë.

Prandaj shkëlqe, ashtu siç vetëm ti di. Shkëlqe edhe kur qielli të duket bosh, edhe kur errësira të kujton yjet që nuk janë më pranë teje.

Sepse ti nuk ke lindur për të jetuar në hijen e një ylli tjetër. Ti ke lindur për të qenë dritë. Dhe më beso, ti meriton të shkëlqesh, edhe nëse askush nuk është pranë për ta parë dritën tënde.

Mos harro, edhe në netët më të errëta, yjet nuk e humbin kurrë dritën e tyre.

Gëzuar ditëlindjen, yll! ❤️

— Nga një yll që s’arriti kurrë të të takonte… ✨

Drita jote meriton të shkëlqejë gjithmonë.❤️